English

Rihapet biblioteka e Vatikanit, pas 3 vitesh restaurimi

Vatikan, 10 nëntor, NOA – Me 1 milionë e 600 mijë vëllime të shtypura, dorëshkrime dhe 80 mijë njësi arkivore, rihapet madhështore biblioteka e Vatikanit, pas 3 vitesh restaurimi.

Ajo përfshin brenda saj edhe rreth 300 mijë monedha dhe medalje, duke përfshirë edhe 150 mijë kopje, vizatime dhe mbi 150 mijë fotografi historike.

Këto janë disa nga shifrat domethënëse të "bibliotekës së Papëve", e cila u hap më 20 shtator, pas tre viteve të një pune të jashtëzakonshme për restaurimin e saj. Me rastin e shumëpritur, në hapjen e saj kanë mbërritur shumë studiues nga e gjithë bota, të cilët në total kapin shifrën prej 20 mijë të në vit.

Ndërkaq, sot atje nis një konferencë studimore me idenë "Biblioteka e Vatikanit si një vend për hulumtim dhe si institucion që u shërben dijetarëve”.

n.e/NOA

KOMENTE