English

Robie Baggio nderohet me çmimin “World Peace Award”

Itali, 10 nëntor, NOA/ Rid Bulku - "World Peace Award 2010", është çmimi i nderimit Nobel për Paqen, i cili i jepet personit më të angazhuar në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe këtë herë me këtë çmim është nderuar Roberto Baggio.

Ish-kampioni i futbollit, “Topi i Artë i 1993”, do të nderohet me këtë çmim ditën e premte në Hiroshima.

I njohur ndryshe dhe si Bishtaleci, ai u zgjodh nga një juri dhe kjo, si rrjedhojë e angazhimit të fortë dhe të qëndrueshme për paqen në botë.

Baggios i janë njohur dhe kontributet e shumta për organizatat e bamirësisë në të gjithë të botës, financimet në spitalet pas tërmetit në Haiti dhe pjesëmarrja në betejën e madhe për lirinë e Aung San Suu.

Baggio, i cili është përgjegjës për sektorin teknik të Federatës së Futbollit të Coverciano, është shpallur "Njeriu i Paqes" nga juria e Çmimeve Nobel për Paqen.

Në të kaluarën, ky çmim prestigjioz është marrë nga Annie Lennox, Bono, George Clooney, Don Cheadle, Peter Gabriel, Bob Geldof, Stevens Cat, dhe Roberto Benigni. Çmimi do të jepet ditën e fundit të Samitit të çmimeve Nobel për Paqe, i cili do të mbahet nga data 12-14 nëntor në Hiroshima.

r.b/NOA

KOMENTE