Tiranë, 10 Nëntor, NOA - Mengjesi do te dominohet nga vranesira dhe shira ne te gjithe vendin por duke iu afruar oreve te mesdites do te kete dobesim te shirave ne veri ndersa qendra dhe jugu do te mbeten me vranesira dhe shira me intensitet mesatar.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites do të sjelle permiresim te kushteve atmosferike ne territor duke i zhvendosur vranesirat dhe shirat drejt zonave jugore -juglindore. Ne mbremje dhe gjate nates vranesirat dhe shirat do te largohen duke bere qe i gjithe territori te dominohet nga moti i kthjellet. Temperaturat e ajrit do te pesojne 2 grade renie si ne vlerat e mengjesit dhe ne ato te mesdites. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor-jugperendimor ndersa dallgezimi ne det do te arrije 3 balle.
Europa
Ishujt Britanike dhe nje pjese e qendres se kontinetit do te perfshihen nga vranesira dhe shira te konsiderueshem ku me problematike situata paraqitet ne Gjermani dhe France pasi reshjet do te bien me intensitet te larta here pas here te shoqeruar me shkarkesa rrufesh. Ne pjesen e dyte te dites vranesirat dhe reshjet do te zhvendosen ne zonen e alpeve ku reshjet e debores do te jene te dendura. Po ashtu me reshje debore do te jete gadishulli i Skandinavise por ne sasi me te pakta. Ndersa pjesa tjeter e kontinentit do te karakterizohet nga vranesira dhe shira te dobet e afat-shkurter.
Ngjarje ekstreme në Europë
Ishujt britanike alarmojne rrebeshe shiu dhe ere te forte;
Gjermania alarmon stuhi me rrufe dhe shira te dendura;
Franca rrezikohet nga rrebeshe shiu dhe stuhi te forta ere;
Italia alarmon mjegull e dendur dhe shkarkesa rrufesh.
n.e/NOA