Prishtinë, 10 nëntor, NOA – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, është dënuar me 1 vit e gjysmë heqje lirie me kusht pasi akuzohet se ka shpërdoruar fondet e buxhetit të Kuvendit të Kosovës, si kryetar i tij.
Ka qenë një gjykatë në Prishtinë e cila e shpalli fajtor dhe e dënoi Dacin, për keqpërdorimin e buxhetit të Parlamentit të Kosovës dhe i ka dhënë dënimin që gjatë dy viteve të ardhshme nuk do të ketë të drejtë të ushtrojë asnjë funksion publik.
Ndërkaq, kjo gjykatë dënoi edhe ish-këshilltarin e tij, Ahmet Alishani, me gjashtë muaj heqje lirie, për shkak se kishte ndihmuar Dacin në kryerjen e veprës së tij.
n.e/NOA