English

Shqipëria turistike, për herë të pestë në Panairin e Londrës

Londër, 10 Nëntor, NOA – Shqipëria ka qenë e pranishme me stendën e saj të prezantimit, në panairin e përvitshëm të turizmit “Uorld Travel Market”, i cili është i dyti më i madhi i këtij lloji në botë pas atij të Berlinit.

I zhvilluar në Qendrën “Exel” të Londrës, ky panair përfshin një sipërfaqe ekspozuese prej plot 90 mijë metrash katrorë dhe ka mëse 45 mijë pjesëmarrës, nga më shume se 180 vende nga e gjithë bota.

Ata janë aty për të shpalosur të gjitha ofertat e tyre turistike dhe ky është viti i pestë që Shqipëria përfaqësohet me stendën e tij, duke u përfaqësuar me operatorë privatë, hotele dhe disa bashki.

Ndërkaq, Kosova paraqitet në këtë panair për herë të dytë dhe ka prezantuar mjaft kërshëri nga vizitorët për të parë se çfarë ofron shteti më i ri i botës në aspektin turistik.

n.e/NOA

KOMENTE