Shkup, 10 Nëntor, NOA – Kryeministri Berisha ka marrë sot një telegram ngushëllimi edhe nga kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi për jetët e humbura në aksidentin automobilistik të një autobusi të linjës Tiranë-Athinë.
Në mesazhin e tij, Thaçi shprehet se “lajmi për tragjedinë e ndodhur në Fratar ishte sa i dhimbshëm aq edhe tronditës”.
“Më lejoni që në emrin tim dhe të Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia juve dhe familjarëve të viktimave”, i shkruan ai Berishës.
n.e/NOA