English

Topalli-Mirel: Kuvendi i kaloi sfidat e bojkotit

Tiranë, 10 Nëntor, NOA – Kryetarja e Kuvendit priti sot në një takim drejtorin për Zgjerim për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, ku ky i fundit

vlerësoi punën që është bërë në Kuvend dhe në mënyrë të veçantë konsideroi si sukses miratimin e ligjeve ‘Për konfiskimin e aseteve te grupeve kriminale” apo ligjin “Antimafia”, ligjin “Kundër diskriminimit”, dhe në tërësi kuadrin ligjor të miratuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit u shpreh se heqja e vizave ishte prioriteti i punës së Kuvendit dhe i saj dhe se plotësimi i kushteve për të arritur këtë, ishte axhenda e Kuvendit.

“Pavarësisht nga sfidat që ka patur Kuvendi dhe nga vështirësitë e krijuara nga bojkoti, me durim dhe vullnet të palëkundur bashkë me shumicën e deputetëve, është arritur që gjatë një viti të miratohen 300 ligje, vendime dhe rezoluta, të cilat kanë bërë të mundur që 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian të vendosin në mënyrë unanime, heqjen e vizave për shqiptarët", shtoi ajo.

n.e/NOA

KOMENTE