Prishtinë, 10 nëntor, NOA - Unioni i Gazetarëve të Kosovës dënon ashpër sjelljen jokorrekte dhe kërcënimin ndaj drejtuesve të “TV Klan Kosovës” nga ana e përfaqësuesve të LDD-së. Sulmin në vendin e punës ndaj gazetarit Haxhiu, UGK e konsideron si të pa pranueshëm dhe si cenim të drejtpërdrejtë të lirisë dhe punës së gazetarëve.
“Aktet e tilla janë të pa pranueshme, dhe goditje e rëndë në profesionin e gazetarëve.
Këto veprime janë një mesazh dhe porosi e qartë se në çfarë gjendje të rëndë është vënë puna e gazetarëve, dhe një dëshmi e gjallë e degradimit të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medieve”, thuhet në deklaratën përkatëse të UGK-së.
Duke shtuar se Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), i bënë thirrje edhe Policisë së Kosovës (PK), që të jenë më vigjilent në mbrojtje të gazetarëve dhe të medieve sidomos në këtë kohë kur edhe pritet që të filloj fushata zgjedhore, në mënyrë që t’u mundësohet kryerja e punës në mënyrë profesionale.
n.e/NOA