English

Ymeri: Panairi i 13 i Librit “Tirana 2010”, plot risi dhe surpriza për lexuesit

Evenimenti i rëndësishëm në fushën e letrave per te tretin vit radhazi ka si sponsor Agjencinë Kombëtare të Lajmeve NOA, e cila transmeton të gjitha informacionet rreth tij tek faqja e posaçme e Panairit

Tiranë, 10 Nëntor, NOA - Edicioni i 13-të i Panairit Mbarëkombëtar të Librit “Tirana 2010”, i cili do të jetë i hapur në datat 11-15 nëntor në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë dhe me moton “Të ndriçojmë mendjet e reja”, sjell një sërë risish të cilat do të përbëjnë një surprizë të vërtetë për vizitorët e tij dhe lexuesit në përgjithësi.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije gjatë një konference për shtyp, mbi prezantimin e këtij evenimenti të rëndësishëm për librin, kreu i shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, duke përmendur edhe faktin se media partnere e tij është dhe Agjencia e Lajmeve NOA.

Sipas tij, risia e këtij panairi qëndron pikërisht si në formën, ashtu edhe në përmbajtjen e tij, duke siguruar edhe një look të ri të këtij evenimenti.

Ymeri tha se konkretisht, një kapërcim që është bërë që në vitin e kaluar, përbën një ndryshim të dukshëm në mënyrë e organizimit dhe të dukshmërisë së kësaj ekspozite të rëndësishme për librin.

Ndër të tjera, Ymeri bëri me dije faktin se në fund të këtij panairi, janë parashikuar që të ndahen edhe çmime për autorin, si edhe librin më të mirë.

“Shpresojmë që lexuesit të jenë të kënaqur me botimet e reja, të cilat janë mbi 200 të tilla”, tha më tej ai.

Kreu i shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, parashtroi se pjesëmarrës në këtë panair do jenë mesë 80 subjekte botuese shqiptare jo vetëm në Shqipëri, por edhe Kosovë e Maqedoni, të cilat përveç titujve të botuar ndër vite, do sjellin edhe librat e rinj.

Sikundër u bë me dijeni fakti se një stendë e posaçme në Panairin e 13-të të Librit “Tirana 2010” do të jenë të pranishëm botues të huaj nga Gjermania, Bullgaria, Sllovenia, Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Turqia.

Sikundër, i ftuar i rëndësishëm në këtë panair do të jetë edhe presidenti i Panairit Ndërkombëtar të Lajpcigut, Oliver Zille.

Ymeri nuk la pa përmendur edhe sponsorët e këtij evenimenti të madh në fushën e librit, mes të cilëve si media partnere renditet edhe Agjencia Kombëtare e lajmeve

NOA, e cila transmeton në faqen e saj të gjitha informacionet mbi zhvillimin e këtij panairi.

n.e/NOA

KOMENTE