English

Aksident në afërsi të Kakavijës, një shqiptar i vdekur

Kakavijë, 11 Nëntor 2010 NOA – Një shqiptar ka gjetur vdekjen vetëm pak kilometra larg Kakavijës ndërsa udhëtonte në drejtim të Shqipërisë ku po kthehej në familje.

Viktima është një 56-vjeçar, emigrant shqiptar në Greqi.

Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kilometrin e 30-të të rrugës Janinë-Kakavijë.

I ndjeri ishte duke udhëtuar me një autoveturë me targa greke, kur humbi kontrollin e automjetit dhe doli në kahun tjetër të rrugës me pasojë përplasjen me një furgon.

n.s/NOA

KOMENTE