Tiranë, 11 nëntor, NOA – Kompania e telefonisë celulare “AMC” paraqiti dje konceptin e ri të dyqaneve të saj, ku rimodelimi filloi në dyqanin kryesor të AMC, në qendër të Tiranës, për të vazhduar më pas në dyqane të tjerë në vend.
Pamja e re e dyqanit u zbulua zyrtarisht gjatë ceremonisë së rastit, ku në këtë ngjarje morën pjesë drejtuesë të lartë të grupeve Cosmote dhe Deutsche Telecom, si dhe partnerë të AMC nga shtete të ndryshme.
Në dyqanin e rimodeluar, produktet dhe shërbimet e telekomunikacionit janë ekspozuar në mënyrë të tillë që t’i japin përgjigje të menjëhershme jetës dinamike të konsumatorëve.
Qasja e hapur dhe pa pengesa kundrejt klientëve, shërbimi i personalizuar dhe aksesi i drejtpërdrejtë në produktet e reja u ofrojnë abonentëve një përvojë unike.
I pari që hyri në dyqanin e rimodeluar ishte Menaxheri i Shitjeve për abonentët Consumer i AMC, Christos Makrypoulias.
Ai tha se “struktura e re eliminon pengesat mes konsumatorit dhe punonjësve të dyqanit. Kështu abonentit i lihet hapësirë për një pjesëmarrje aktive gjatë kohës që ndodhet në dyqan. Dyqani AMC do të jetë pika ku bashkohen produktet e shërbimet inovative me përvojën e pakrahasueshme të klientit, si dhe një tjetër mënyrë komunikimi ndërmjet kompanisë dhe abonentëve”.
Qasja e re dhe hapësirat për shërbim të diferencuar konfirmojnë pozicionimin e AMC si një kompani inovative, me abonentin në qendër.
Rrjeti i saj i dyqaneve, përveçse më i madhi në vend, tashmë është edhe më miqësori. Pamja dhe përvoja e re e konsumatorit do të shtrihen së shpejti edhe në dyqane të tjera AMC, për t’u shërbyer abonentëve kudo që ndodhen.
n.e/NOA