Tiranë, 11 Nëntor, NOA Update – “Një mirënjohje të thellë dhe nderim të përjetshëm atyre që për lëvizjen e lirë, bënë sakrificat më sublime dhe gjithë punonjësve të këtij vendi që me përkushtim të madh, me reformat që projektuan dhe zbatuan, bënë të mundur që Shqipëria të dalë nga lista e zezë e vendeve të pasigurta, në vendet e sigurisë së lartë”.
Me këto fjalë është shprehur kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij në seancën plenare, duke e cilësuar procesin e liberalizimit të vizave sa të vështirë, aq edhe jetik për dinjitetin e shqiptarëve.
Duke vijuar më pas me çështjen e vizave, ai shprehu edhe një mirënjohje të thellë ndaj institucioneve evropiane për fisnikërinë që treguan duke ndihmuar shqiptarët.
“Kam bindjen më të thellë se kjo do të trajtohet me dinjitetin më të madh nga qytetarët e këtij vendi”, tha ai.
Sipas Berishës, vendimi për heqjen e vizave me Evropën, e cila ishte bërë një kontinent i ndaluar, erdhi në një kohë kur u bë ç’është e mundur për të rrëzuar murin e krimit të organizuar, kur banda si e Aldo Bares luanin futboll me kokat e prera të njerëzve...(vijon)
n.e/NOA