English

Deputetët, 1 minutë heshtje për 4 fëmijët e Sukthit

Tiranë, 11 nëntor, NOA - Gjatë seancës së sotme plenare, deputetët mbajtën një minutë heshtje, për vdekjen e 4 të miturve gjatë një incidenti tragjik mbrëmë në qytezën e Sukthit.

Ndërkaq, deputetët u njoftuan për miratimit me mirëkuptim nga Konferenca e Kryetarëve, të kalendarit të shqyrtimit të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2011”.

Kuvendi pas diskutimeve miratoi projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Memorandumin e Mirëkuptimit për ngritjen, organizimin, administrimin, sigurinë, financimin dhe sigurimin me burime njerëzore të Qendrës së NATO-s për bashkëpunimin e operacioneve speciale (NSCC)”, projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Kartën e Organizatës për Mirëmbajtjen dhe Furnizimin e NATO-s (NAMSO) 1958”, projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9323, datë 25.11.2004, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” të ndryshuar”.

Deputetët miratuan gjithashtu projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.033, datë 11.12.2008 “Për lojërat e fatit” të ndryshuar”.

Deputetët miratuan gjithashtu me 73 vota pro kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për pezullimin e shqyrtimit të dekreteve të Presidentit të Republikës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë deri në interpretimin e neneve 125 dhe 136 të Kushtetutës nga Gjykata Kushtetuese. n.e/NOA

KOMENTE