English

Dosjet, BDI e gatshme të dalë në gjyq me PDSH

Shkup, 11 nëntor, NOA – Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi theksoi se janë gatshëm të ballafaqohen para drejtësisë pas padive të ngritura nga kreu i PDSH-së për rastin e dosjeve.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi dje ka ngritur padi penale kundër dy zyrtarëve të lartë të BDI-së, Ali Ahmetit dhe sekretarit të përgjithshëm Abdilaqim Ademi për shpifje dhe akuza në adresë të kreut të PDSH-së për rastin e dosjeve.

“Ne porosisim që të mos mundohet të fshehet pas mediumeve, për të cilat ai nuk paska dijeni se kush ua ka dorëzuar. Në gjyq sigurisht që do të shihemi, këtë ne e kemi kërkuar para atij, që institucionet e shtetit ta zbardhin deri në fund këtë ngjarje”, theksoi sekretari i përgjithshëm, Abdilaqim Ademi.

Kryesia e BDI-së javën e kaluar vendosi që të hetohet plotësisht çështja e publikimit të tri dosjeve, që ngarkojnë për bashkëpunim me ish-shërbimet sekrete jugosllave tre krerët e lartë të BDI-së, por që më pas u shpallën të pavlefshme nga ana e komisionit të lustrimit. NOA-INA

KOMENTE