English

Gjuajnë policët me gurë, banorët e Orikumit dhe Dukatit përleshen për pronat

Orikum, 11 nëntor, NOA – Një përleshje e ashpër mësohet se është shënuar që në orët e para të mëngjesit të sotëm mes forcave të policisë dhe banorëve të Orikumit, së bashku me ata të Dukatit, të cilët kanë dalë sërish në protestë për çështjen e pronave të tyre.

Siç raporton korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA nga vendngjarja, protestuesit kanë arritur që të bllokojnë urën e Orikumit dhe madje kanë goditur me gurë forcat e rendit, duke plagosur disa prej tyre.

Në një situatë të tillë, këto të fundit kanë ndërhyrë menjëherë për të qetësuar situatën dhe kanë shoqëruar dhjetëra banorë në mjediset e komisariatit të policisë.

E megjithatë, mësohet se situata vijon të mbetet e tensionuar dhe se ende vijon përplasja mes efektivave të policisë dhe banorëve të Orikumit dhe Dukatit.

Kjo është e disata herë që këta banorë dalin në shesh për të protestuar mbi zgjidhjen e pronësisë së tokave të tyre, për të cilat pretendojnë se janë ndarë keqazi me ligjin 7501.

n.e/NOA

KOMENTE