Francë, 12 nëntor, NOA - Prania në sallën e lindjes së babait të ardhshëm është dekurajuar fuqimisht. Teoria është e profesor Mishel Odent, një gjinekolog francez me eksperiencë 50-vjeçare.
Sipas Odent, pjesëmarrja e baballarëve gjatë lindjes ka shumë mundësi që ta zgjasë atë,ta bëjë më të dhimbshme dhe më të vështirë.
Në disa raste burrat, bëhen një burim i vërtetë “trazire”, saqë çojnë në zhvillimin e një operacioni seksion.
Odent gjithashtu rekomandon që infermierët dhe mjekët të mos jenë meshkuj.
Me pak fjalë, meshkujt krijojnë një lloj ankthi ndaj partneres së tyre kur janë të pranishëm, duke bërë të mundur një komplikim të mundshëm të lindjes.
Në vitet e fundit është rritur numri i nënave që nuk pëlqejnë praninë e bashkëshortëve të tyre në sallën e lindjes.
r.b/NOA