Larisa, 11 Nëntor 2010 NOA – Në 35 vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia greke pasi para disa kohësh ishte arratisur nga burgu i Larisës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.
I riu shqiptar u kap dhe ra në pranga pa rezistencë, në lokalitetin Aleksandria Imathjas në Greqi. Ai po lëvizte me një autoveturë me targa të falsifikuara.
Ai ishte arrestuar disa vjet më parë dhe ishte dënuar me 15 vjet burgim për trafik droge dhe vepra të tjera penale.
Në shtator të vitit 2008, 35 vjeçari ishte arratisur nga burgu në Larisa dhe që atëherë rezultonte person në kërkim.
n.s/NOA