English

Kapet trafikanti, gjykata i kishte caktuar masën e arrestit me burg

Gjirokastër, 11 Nëntor, NOA – Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë bërë ndalimin e 38-vjeçarit Shkëlqim Nazeraj, lindur dhe banues në Fier.

Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, ndalimi i tij u bë për arsye se ndaj këtij personi, prokuroria e Gjirokastrës ka nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij.

Kjo në kuadër të konsumimit prej tij të veprës penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, vepër kjo e parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal.

Materialet shtesë në ngarkim të këtij personi iu kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE