Londër, 11 nëntor NOA - "Kam parë imazhe të një dhune të papranueshme". Kryeministri britanik, David Cameron, e ka dënuar dhunën e ushtruar gjatë një demonstrate të studentëve në Londër kundër rritjes së pagesave të taksave universitare.
Kryeministri që ndodhet në Seul ku po merr pjesë në G20, paralajmëroi: "Kjo sjellje nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar".
Shefi i policisë ka urdhëruar një hetim për të shpjeguar se kush ka qenë motivi i cili I ka kapur të pa përgatitur agjentët e tij. Reagimi i policisë ishte i ''turpshëm, tha në një deklaratë shefi i policisë në Londër, Sir Paul Stephenson, duke kërkuar një hetim urgjent të brendshëm.
“Ajo çfarë ka ndodhur në kryeqytetin britanik, - tha Stephenson, - është një “turp” i madh për Londrën dhe për të gjithë ne”. Bilanci i përleshjeve flet për tridhjetë e dy persona të arrestuar dhe 14 të plagosur, ku prej tyre 7 janë oficerë.
r.b/NOA