Tiranë, 11 Nëntor, NOA Update – Shembja e murit të korrupsionit ishte një nga arsyet madhore që e detyruan Bashkimin Evropian të liberalizojë vizat me Shqipërinë.
Kështu është shprehur ndër të tjera kreu i qeverisë, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në seancë plenare, duke përmendur korrupsionin e lartë që ekzistonte vite më parë në fushën e pranimeve në universitet, nxjerrjen e vizave etj.
Duke folur më pas për sektorin dixhital, ai tha se qeveritë e mëparshme e lanë këtë vend në një terr të madh dixhital, ndërsa kompjuteri dhe interneti që ishin një mollë e ndaluar për shqiptarët, sot janë pjesë e një zhvillimi të madh teknologjik...(vijon)
n.e/NOA