English

Meta: Reshjet, s’do ketë përmbytje si në fundvitin e kaluar

Tiranë, 11 Nëntor, NOA – Reshjet e orëve të fundit që po bien me sasi të mëdha në të gjithë vendin, nuk rrezikojnë që t’i shkaktojnë atij përmbytjet e mëdha si në fundvitin e kaluar.

Kështu është shprehur sot ministri i Energjetikës, Ilir Meta, gjatë një takimi të posaçëm mbi situatën e rënduar të krijuar nga reshjet në vend, duke dhënë siguri për kujdesin që qeveria po tregon për menaxhimin sa më të mirë të saj.

“Nuk do të ketë asnjë situatë të ngjashme me atë të vitit të kaluar se është punuar me kujdes maksimal për menaxhimin e kaskadës dhe të Fierzës”, bëri me dije Meta.

Duke shtuar se shpreson që niveli i shkarkimeve në kaskadat e Drinit të vijë duke u zvogëluar, kjo edhe pasi niveli i reshjeve është duke u pakësuar.

“Besojmë se prurjet do të vijnë drejt rënies, gjë që do bëjë që shkarkimet të jenë më pak në orët që do vijnë”, bëri me dije Meta ...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE