Tiranë, 11 nëntor, NOA - Qarkullimi nga veriperendimi i kontinentit do te beje qe i gjithe territori shqiptar te ndikohet nga masa ajrore te thata e te ftohta. Qe ne oret e para te mengjesit i gjithe vendi do te dominohet nga kthjellime perjashtuar kalime vranesirash te lehta ne zonat malore verilindore dhe juglindore.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Pjesa e dyte e dites do te vijoje me permiresim te metejshem te kushte atmosferike duke bere qe i gjithe territori shqiptar te dominohet nga moti i kthjellet. Ne kushtet e stabilitetit te atmosferes do te mbetemi gjate nates dhe deri mengjesin pasardhes. Temperaturat e ajrit do te pesojne 5 grade renie ne vlerat e mengjesit por edhe mesdita do te sjelle renie me 2 grade te temperaturave ne vend. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim veriperendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete i ulet.
Europa
Pjesa me e madhe e kontinetit europian do te dominohet nga vranesira dhe reshje shiu e debore ku me problem situata do te jete ne Europen qendrore dhe zonen e Alpeve ku reshjet e shiut dhe te debores do te mbizoterojen gjate gjithe dites. Po ashtu me reshje debore do te vijojne vendet nordike. Ndersa zona e balltikut do te karakterizohet nga shira te dendur dhe stuhi te frorta ere. Perjashtim bejne Europa jugperendimore si dhe juglindja e kontinentit ku dominues do te jete moti i kthjellet.
Ngjarje ekstreme në Europë
Europa Qendrore alarmon shira intensive dhe stuhi te forta ere;
Polonia rrezikohet nga reshje te dendura dhe ere te forte;
Skandinavia rrezikohet nga ere te forte dhe debore e dendur.
n.e/NOA