Trapani, Itali, 10 nëntor NOA - Një përleshje në Trapani për arsye familjare ka përfunduar tragjikisht: një burrë u vra nga djali i tij, pasi ky i fundit e qëlloi me gërshërë dhe thikë.
Viktima quhej Mario Caruso, 60 vjeç, ndërsa agresori Karmel, një 31-vjeçar qe akuzonte te atin se i ngacmonte te fejuaren e tij. I dyshuari u dergua ne burgun "San Guliano", konfirmoi policia lokale.
Ka qenë vetë ai, i cili ka dhe disa dënime të mëparshme të dhunës, që ka lajmëruar në telefon autoritetet duke u thënë: "Ejani dhe më merrni, kam vrarë babain tim".
Gjithçka ka ndodhur në ambientet e shtëpisë në lagjen Palme. Agjentët gjetën trupin e Mario Caruso të masakruar nga goditjet e shumta. Është bërë e ditur se në lidhje me këtë ngjarje vrasësi është marrë në pyetje.
r.b/NOA