Tiranë, 11 nëntor, NOA – Një punonjës i policisë ka humbur jetën në krye të detyrës në vendin e quajtur Qafë-Kashar, ndërsa dje në mbrëmje vonë, një automjet që ecte me shpejtësi ka vënë përpara sinjalistikën dhe tabelën "Ndal Policia", duke e goditur atë dhe duke i shkaktuar vdekjen më pas ndërsa dërgohej në spital.
Sipas policisë, aktualisht ndaj të ndjerit, Agim Hajdini po kryhen veprimet procedurale dhe materialet do t`i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë.
Burimet zyrtare të policisë së Shtetit konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se punonjësi i policisë me gradën nënkomisar Pajtim Alistafaj, ka lindur më 16 qershor të vitit 1983, në Burrel.
Nga gushti i vitit 2005, ka filluar punë si punonjës policie në seksionin e policisë kufitare e më pas ka punuar në strukturat e policisë së rendit në detyra të ndryshme si shef seksioni Policisë së Rendit, komandant grupi pranë komisariatit nr.1, specialist i policisë në zonë pranë komisariatit nr.1, komandant i stacionit të Policisë pranë komisaritit nr.1, shef i stacionit të policisë në Qytetin Studenti dhe së fundmi, oficer pranë njësisë për Kontrollin e Autostradave.
Gjatë gjithë karrierës së tij në strukturat e policisë së shtetit është shquar për korrektësi në realizmin e detyrave, profesionalizëm të lartë dhe punë me ndjenjë përgjegjësie për garantimin e sigurisë dhe për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.
n.e/NOA