English

Pritje e madhe për lirimin e Aung San Suu Kyi

Maynmar, 12 nëntor NOA - Pritje e madhe në Myanmar për lirimin e udhëheqëses së opozitës demokratike, Aung San Suu Kyi.

E dënuar 18 muaj me arrest shtëpiak, çdo gjë për të do të përfundojë të shtunën.

"Ne jemi duke përgatitur një plan të sigurisë për 13 nëntorin", - tha një zyrtar në Birmani.

Gjatë 21 viteve të fundit, Suu Kyi, ka kaluar shumicën e kohës në arrest shtëpiak. Qeveria birmaneze në këtë mënyrë po përgatitet për lirimin e Aung San Suu Kyi.

"Ne nuk kemi asnjë të dhënë të saktë, por po përgatitemi për një plan sigurie për datën 13 nëntor”, - tha një burim i mjedisit ekzekutivit.

r.b/NOA

KOMENTE