Tiranë, 11 nëntor, NOA – “Ju e refuzuat, refuzuat një mundësi zgjidhje. Kjo është prova që nuk doni zgjidhje. Duket qartë se mes integrimit të shqiptarëve dhe interesave të pushtetit, zgjodhët interesat e pushtetit. Gjithsesi nëse keni vullnet mund ta bëni edhe sot duke zgjedhur integrimin”.
Me këto fjalë i është drejtuar mazhorancës sot në kuvend, deputetja e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj duke i kërkuar mazhorancës të lexojë ofertën e PS-së për të gjetur zgjidhjen e krizës politike.
Në këtë kontekst ajo ritheksoi se “Propozimi i bërë nga znj. Doris Pack me amendamentin e saj, për një deklaratë të përbashkët, në mbledhjen e Komitetit i SAA, ishte një mundësi e humbur nga mazhoranca, në vigjilje të opinionit të BE për statusin e vendit kandidat, andaj vijoi ajo me propozimin e tyre deputetët e djathtë e të majtë, të PE-së, na dhanë jo vetëm një çelës zgjidhje, po dhe një model se si mund të negociohet dhe komunikohet në shoqëri të qytetëruara”, tha deputetja Leskaj.
Zonja Leskaj duke iu referuar fjalës së kryeministrit se kritikat e ka progres raportit të KE-së, që përbënë edhe refuzimin për statusin kandidat të Shqipërisë nuk janë kthyer ende në program pune sikundër kishte premtuar kryeministri në deklaratën e përbashkët me Pierre Mirel, pasi sikundër tha Leskaj, kryeministri me të tijtë po përpiqen për të gjetur armiq në radhët e opozitës në vend të gjetjes së zgjidhjes, një veprim ky i përsëritur nga kreu i mazhorancës edhe më parë.
Leskaj tha se qeveria po përpiqet ta kontestojë raportin dhe këtë po e bën duke u përpjekur të bëjë fajtore për situatën opozitën.
“Ky sinjal ndikon reagimin dhe demotivimin e administratës shtetërore ndaj problemeve që ngre raporti. Një qeveri serioze do vinte sot këtu me një ndjesë ndaj Shqiptarëve për vonesën e integrimit, sepse kushdo e kupton peshën, që ka ky refuzim për Shqipërinë dhe jetën e çdo shqiptari. Duhet të thoshte se pse dështoi në plotësimin e kushteve për statusin e vendit kandidat”, tha deputetja socialiste.
Ajo vërejti se problemet që ngre raporti janë probleme që kanë të bëjnë me elemente themelore të demokracisë dhe shtetit ligjor e që nuk kanë burim opozitën, pasi nuk mund të ketë burim dhe përgjegjës opozitën, kontrolli i ekzekutivit mbi parlamentin.
Ajo ngriti rishtas shqetësimin se parlamenti është i uzurpuar, e sipas Leskaj “Nuk mund të ketë burim opozitën drejtimi arbitrar i parlamentit, as problemet me kapacitetet e tij administrative, as drejtimi pa transparence buxheti, as axhenda e minutës së fundit”, nëvizoi deputetja e PS-së.
Duke përmendur kritikat e raportit mbi politizimin e administratës, shkeljet e kushtetutës me mbi 25 ligje antikushtetuese, apo cënimin e lirive të medias e ato të pronës, zonja Leskaj risolli në vëmendje se këto kritika i kishte shprehur edhe opozita, andaj sipas saj raporti ishte i qartë pasi ai nënvizonte se qeveria nuk ka treguar gatishmëri për zgjidhjen e ngërçit politik.
“Raporti kërkon gjithashtu përgjegjësi të përbashkëta për zgjidhjen e krizës dhe opozita e ka bërë të vetën. Lexojeni ofertën që keni në tavolinë dhe jepni zgjidhjen”, apeloi deputetja socialiste.
Në fund të fjalës së saj solli në vëmendje fjalët e ministrit boshnjak për liberalizimin e vizave, i cili thoshte se “Ne mund të tregojmë se i përkasim shoqërisë Europiane. S’ka arsye për të qenë euforikë, qëllimi ynë madhor është statusi kandidatit. Festa vjen kur të hyjmë në BE”, një leksion përgjegjshmërie ky për për qeverinë shqiptare, që sipas Leskaj ta krahasosh me situatën e këtushme është tërësisht e tepërt.
mit/NOA