English

Rama: Të ndalet furia Salebane te vendorët

Tiranë, 11 Nëntor, NOA Update - Propagandë jo talebane, por Salebane me uljen e pandalshme të taksave, i cili është në fakt edhe abuzimi më i madh me të vërtetën, pasi kjo është në fakt e pavërteta më e madhe për shoqërinë shqiptare.

Të tillë e ka cilësuar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, politikën që po ndjek kryeministri Berisha me masat e ndërmarra ndaj pushtetit vendor, në fjalën që po mban aktualisht para parlamentit, në protestën e organizuar nga Shoqata e Autonomisë Vendore.

“Të kompensohen bashkitë që patën nga humbja kolosale e përgjysmimit të taskave, që përkthehet në më pak investime dhe shërbime për qytetarëve”, bëri ai me dije.

Duke shtuar se ajo që e pasoi atë, ishte rëndimi i barrës fiskale i cili së fundmi po prek edhe bizneset më të vogla fare, që do të jenë të detyruara ose të mbyllin dyert, ose të rritin çmimet.

Sipas Ramës, nga kjo masë humbet i gjithë qyteti dhe shihet sesi cenohet në tërësi shërbimi i njësisë së qeverisjes vendore dhe sesi asfiksohen shërbimet ndaj qytetarëve

“Humbasin bshkitë dhe komunat, humbet edhe qeveria si qeveri e vendit dhe qytetarëve, por fiton Sali Berisha dhe pushteti i oborrtarëve të tij”, apeloi Rama.

Më tej, ai theksoi se është e pavërtetë që sot një mjek apo mësues paguan më pak taksa se 5 vjet më parë.

“Taksa e sheshtë ka goditur sot çdo pjesë të shoqërisë, në një kohë kur Berisha bën propagandë me festa dhe merita të pamerituara në një kohë kur njerëzit janë të zhytur në dëshpërim”, përfundoi fjalën e tij Rama.

n.e/NOA

KOMENTE