Tiranë, 11 Nëntor, NOA – Reshjet e orëve të fundit në Tiranë, kanë shkaktuar një përmbytje të vërtetë jo vetëm në rrugët e brendshme, por edhe ato që të sjellin brenda saj.
Kështu, korrespondenti i agjencisë së Lajmeve NOA duke raportuar direkt nga autostrada Durrës-Tiranë, bën me dije se ajo gjendet e mbuluar nga uji, ndërsa sasi të mëdha të akumuluara nga reshjet kanë vërshuar në gjysmën e saj që të çon drejt kryeqytetit.
Situata është aq e rënduar saqë forcat e policisë kanë bllokuar të gjithë qarkullimin e aksit që të çon nga Durrësi në Tiranë, e ndërsa aksidente të vogla, si shkak i akumulimit të madh të makinave kanë ndodhur me disa automjete.
Ndërkaq, mësohet se makinat janë të detyruara që të ecin me drita të ndezura, për shkak se shikueshmëria është mjaft e ulët.
Ndërkaq, raportohet se rruga është e mbushur me plehra, për shkak të qarkullimit të tyre me anë të ujërave në sipërfaqe, që i sjellin ato drejt autostradës ...(vijon)
n.e/NOA