English

Reshjet përmbytin sërish qarkun e Shkodrës, nisin evakuimet e familjeve të para

Shkodër, 11 Nëntor, NOA – Qarku i Shkodrës ndihet mëngjesin e sotëm i kërcënuar nga reshjet e shumta, ashtu siç ndodhi në fillim të këtij viti, kur fshatra të tërë u izoluan nga ujërat e shumta dhe familje të tëra u evakuan.

E duket se e njëjta situatë po ngjason edhe mëngjesin e sotëm, kur të përulura nga reshjet e mëdha që kanë rënë gjatë natës, në Malësinë e Madhe janë evakuar 104 familjet e para, ndërsa autoritetet e ministrisë së Transporteve kanë bërë me dije zyrtarisht se vazhdon të mbetet i bllokuar segmenti rrugor Shkodër Hani i Hotit.

Ashtu si edhe në janar, situata po nis të paraqitet problematike në komunën e Gurit të Zi, Bërdicë si dhe në lagjen Bahçallëk të Shkodrës.

Ndërkohë që pritet të mblidhet menjëherë në prefekturën e Shkodrës Shtabi i Emergjencave, ku do të hartohet edhe plani i masave paraprake, në mënyrë që t’i paraprihet gjendjes katastrofale.

n.e/NOA

KOMENTE