Tiranë, 11 Nëntor, NOA Update – “Në këtë sallë, ka vetëm një njeri, ku edhe Shqipëria kishte murin e Berlinit, lëvizte i lirshëm nëpër Evropë – Ishe ti. Kështu që mos të të vijë shumë keq për shqiptarët që s’lëviznin dot të lirë deri tani”.
Me këto fjalë i është drejtuar kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, kryeministrit Sali Berisha, duke i thënë se ai nuk paska aspak të drejtë të gzojë dhe të marrë meritat për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.
Për Ruçin, nuk ka vend për eufori dhe lëvdata, pasi Bashkimi Evropian nuk i dha të drejtën Shqipërisë për statusin e kandidatit, duke shtuar se ka vend për meditim.
“Sot Shqipëria po përmbytet dhe ne me ajër të kondicionuar këtu, bëjmë sikur gëzohemi”, tha më pas Ruçi.
Ai drejtoi më pas pyetjen se përse shkaku i refuzimit të statusit të anëtarësimit nga Bashkimi Evropian, është bërë parlamenti.
“Pozicioni i kryetarit të Kuvendit është keqpërdorur nga ju dhe kjo nuk është vërejtja e opozitës, por e raportit të Bashkimit Evropian. Pse parlamenti nuk është i pavarur?”, drejtoi pyetjen Ruçi.
Duke vijuar se qeveria duhet të japë përgjigje për rastet e mosrespektimit të Gjykatës Kushtetuese ...(vijon)
n.e/NOA