English

Shkodër, kapen në kufi 15.91 kg Cannabis Sattiva me destinacion Malin e Zi

Shkodër, 11 nëntor, NOA – Policia e Shodrës ka sekuestruar 15.91 kg bimë narkotike Canabis Sattiva, me destinacion Malin e Zi.

Burime nga kjo polici bën të ditur se sasia e drogas u sekuestrua sot rreth orës 03.00, pas mesnate në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Shërbimet e Policisë Kufitare sqaruan se gjetja dhe sekuestrimi i lëndës narkotike u zbulua në një çantë, dhe cannabis Sattiva ishte mbështjellë në 15 pako, të paketuara në qese plastmasi, me peshë 15.91 kg .

Ngjarja ndodhi në aksin nacional rrugor Bajzë–Hani i Hotit, ku shërbimet e policisë kufitare nga një distancë prej rreth 500 m larg, kanë konstatuar një shtetas të paidentifikuar, i cili po lëvizte në drejtim të kufirit me Malin e Zi nëpërmjet shinave të trenit me një çantë mbi supe.

Ata janë vënë menjëherë në ndjekje të të dyshuarit, i cili duke përfituar nga terreni, errësira dhe moti i keq me shi ka hedhur në tokë çantën dhe është larguar.

Specialistët e policisë pas sekuestrimit të drogës po punojnë për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij.

mit/NOA
KOMENTE