Tiranë, 11 nëntor, NOA/ Milena Selimi – Në Galerinë e Arteve “Eduard Lear” nga data 4 dhjetor, deri më 20 janar, do të hapet ekspozita “Lear 10”.
Ekspozita vjetore “Lear” është tashmë një përvojë e konsoliduar, që nga viti në vit e ka rritur rëndësinë dhe përmasat, duke u shndërruar nga një aktivitet lokal në një eveniment tashmë mbarëkombëtar.
Organizohet nga Galeria e Arteve “Eduard Lear” me mbështetjen e Bashkisë së Beratit.
Në të marrin pjesë jo vetëm artistët e qytetit të Beratit, Tiranës, Shkodrës, Korçës, Vlorës, Durrësit, Fierit etj. por dhe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi etj.
Pjesëmarrja në të është e lirë, e barabartë e falas për të gjithë artistët të cilët mund të marrin pjesë me jo më shume se dy vepra të realizuara gjatë vitit 2010.
n.e/NOA