English

Vetëvendosjes i bashkohen dhe 5 forca politike

Prishtinë, 11 nëntor, NOA - Lëvizja Vetëvendosje!, gjatë një konference për shtyp, prezantoi sot pesë subjekte politike, të cilat i bashkëngjiten listës së kandidatëve për deputetë të saj. Konferencën e hapi Albin Kurti, i cili tha se ka nderin që të prezantojë Avni Klinakun, nga Lëvizja për Bashkim; Fadil Fazliun, nga Lëvizja për Integrim dhe Bashkim; Xhemal Arënliun nga Balli Kombëtar; Arif Krasniqin, nga Partia Ekologjike dhe Elza Sadikun, nga Lëvizja Demokratike për Integrim.

Ky koalicion u tha se është joformal dhe zgjedhor, të gjithë 11 kandidatët e këtyre subjekteve do të hyjnë në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje!.

Me këtë rast, Albin Kurti tha se “është e mundshme të bëhemi bashkë dhe njëherë kur të bëhemi bashkë gjithçka është e mundur pastaj. Bashkë do të mundohemi që ta bëjmë ndryshimin për të mirë të vendit dhe qytetarëve. Ky ndryshim nënkupton ndryshimin e pushtetit”.

n.e/NOA

KOMENTE