SHBA, 13 nëntor NOA - Sekretari i SHBA-së, Hillary Clinton dhe kryeministri izraelit, Binyamin Netanyahu, në Nju Jork kanë rënë dakord mbi rëndësinë e vazhdimit të negociatave të drejtpërdrejta mes izraelitëve dhe palestinezëve, për të dhënë një shtysë për procesin e paqes izraelito-palestinez.
Të dy liderët, të cilët kanë qenë duke biseduar në lidhje me këtë çështje, bënë të ditur se diskutimi ishte tepër pozitiv për çështjet që ata ballafaquan. Sekretaria e SHBA-së i ka siguruar kryeministrit izraelit një angazhimin të plotë ndaj kërkesave të sigurisë të bëra nga Izraeli. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas takimit, i cili zgjati për më shumë se tetë orë, Hillary Clinton dhe Benjamin Netanyahu kanë rënë dakord për të vazhduar negociatat e drejtpërdrejta mes izraelitëve dhe palestinezëve.
r.b/NOA