English

Atentat me bombë në shtëpinë e biznesmenit shqiptar

Shkup, 12 nëntor, NOA - Një bombë dore ka shpërthyer mbrëmë në oborrin e shtëpisë së biznesmenit shqiptar Enver Maliqi në lagjen “Zhelezara” në Shkup. Lajmi është konfirmuar për mediat nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë.

Sipas raportimeve në këtë shpërthim nuk ka pasur persona të plagosur, përveç dëmeve materialeve që kanë pasuar me thyerjen e xhamave dhe dëmtime të tjera në shtëpinë e biznesmenit.

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme theksohet se bomba ka shpërthyer rreth orës 19.15, ndërsa në shtëpi kanë qenë vetëm familja e biznesmenit.

Enver Maliqi është pronari i kompanisë “Gemak Trade” me seli në Shkup, e cila merret me biznese tregtie, sidomos e njohur për shpërndarjen e pijeve alkoolike.

Ministria e Brendshme bëri të ditur se po vazhdon hetimet për të zbardhur sulmin me bombë pranë shtëpisë së biznesmenit shqiptar.

NOA/INA

KOMENTE