Tiranë, 12 Nëntor 2010 - Për herë të parë panairi i librit Tirana 2010, i cili për të tretin vit radhazi mbështete nga NOA, ka sjellë edhe risi teknologjike. Sepse dixhitalizimi i botimeve dhe leximi nëpërmjet aparateve elektronik, tashmë një realitet në vendet perëndimore është aplikuar edhe në Shqipëri.
Anila Bisha, botuese, thotë se janë dixhitalizuar të gjitha botime shkollore, për t’u përshtatur me teknologjinë dhe çdo kush mund t’i ketë dhe t’i lexojë ato me reader të ndryshëm”.
Bisha pohon se këto botime të dixhitalizuara, veçanërisht ato me karakter shkollor do t’i vijnë në ndihmë sidomos nxënësve dhe fëmijëve shqiptarë që jetojnë jashtë.
“Botimet shqiptare po përjetojnë një vërshim të madh dhe niveli i tyre përmirësohet vazhdimisht, por çmimet mbeten të shtrenjta për lexuesit”.
Ky është opinion i drejtorit të Panairit të Librit të Lajpcigut, një më të njohurit në Europë kushtuar autorëve dhe botimeve.
I ftuar në panairin e librit në Tiranë, Oliver Zille nuk e fshehu befasimin mbi këtë atmosferë të librit. Duke folur sot për Tv Klan ai tha se ishte i befasuar nga panairi.
“Jam shumë i befasuar nga kjo që po shoh ka shumë botime dhe janë të gjitha me një nivel shumë të mirë, libra shumë të bukur, por mendoj se janë pak të shtrenjtë për lexuesit”, - tha Oliver Zille- drejtor I Panairit të Lajpcigut.
Unë jam këtu, - shtoi ai, - për të njohur më nga afër botimet shqiptare dhe që nga viti 2011 dhe ti pasqyrojmë ato sa më shumë në dy vitet e ardhshme ne Panairin e Lajpcigut, për t’i krijuar mundësinë botueseve dhe autorëve të përballen me tregun evropian.