SHBA, 13 nëntor NOA - Është një nga artistet më të suksesshme të kohëve të fundit në mbarë botën, por në mes të parave të fituara dhe famës, mungon një e krehur në sallonet e bukurisë.
Britney Spears është paraqitur me flokë jo të krehura dhe në një gjendje tepër të shkatërruara.
Në Beverly Hills ajo është kapur nga fotografë të shumtë, me flokët e saj krejtësisht të çrregullta.
Duhet thënë se këngëtarja ka bërë një nga shfaqjet e saj jo të mira për sa i përket paraqitjes së saj të jashtme me shumë pak joshje dhe akoma më pak elegancë.
Për t’u habitur është fakti se këngëtarja është renditur nga Forbes.com në lidhje me fitimet e marra, në vendin e tretë me 64 milionë dollarë vetëm në 12 muajt e fundit.
r.b/NOA