...Dhe agimi zbardh me bukurinë e bardhë që vret. Çohen njerëzit me trupat e mpimë dhe me kujtim në ndërgjegje se u kalua dhe nji natë e vështirë. U çuen, por nuk çohet nji vocrrak. Dora e s’amës shtrihet mbi të dhe ne ate çast nji britmë e tmerrshme shpoi zemrat e kasolles. Dhimba e nji nanës i shkrinë zemrat në vaj, por ç’e do kur nuk shkrin zemrën e vocrrakut. Po, ishte ngrimë lokja e nanës. Gjaku i tij i kuq dhe i purpurt ish ngrimë ndër dej dhe në zemër, ish bamë kristal, ish ba rubis, për gjerdhanët e metresave. E trupi i vocrrakut, i lokes së nanës, ishte bamë nji shtatore e ngurët e zhgulun nga gjini i nanës… Kjo eshte “Bukuria qe vret” e Migjenit..
Nga Alban Dega*
Një kronikë lemeritëse/ Katër fëmijë të mitur u gjetën të pajetë nga nëna e tyre me 11 nentor në mëngjes në banesën e tyre ne Sukth të Durrësit. Dy vellezer dhe dy motra: Robert Xheka, 13 vjeç, Vilson Xheka,11 vjeç, Kasandra Xheka 9-vjeçare dhe Nertila Xheka 6 vjeç u gjetën të pajetë. Nga frika e erresires prej mungeses se rryme elektrike, fëmijët kishin ndezur një qiri, i cili ka shkaktuar djegien e televizorit dhe krijimin e gazrave helmues. Mesohet se nena e tyre e ndare nga ish-burri, qe e keqtrajtonte dhe nuk kujdesej aspak per femijet, ka qenë në punë gjatë natës.
Pasi u kthye nga puna, e ëma e tyre Zana Xheka si zakonisht trokiti ne dere, por askush nuk ia hapi. Atehere ajo hapi deren me celes, por shtangu kur pa 4 trupat e vocerrakeve te pajete neper krevate dhe divane. Klithmat lemeritese te nenes zgjuan fqinjet dhe policine per ngjarjen e rende...
Bukuria qe vret
...Dhe agimi zbardh me bukurinë e bardhë që vret. Çohen njerëzit me trupat e mpimë dhe me kujtim në ndërgjegje se u kalua dhe nji natë e vështirë. U çuen, por nuk çohet nji vocrrak. Dora e s’amës shtrihet mbi të dhe ne ate çast nji britmë e tmerrshme shpoi zemrat e kasolles. Dhimba e nji nanës i shkrinë zemrat në vaj, por ç’e do kur nuk shkrin zemrën e vocrrakut. Po, ishte ngrimë lokja e nanës. Gjaku i tij i kuq dhe i purpurt ish ngrimë ndër dej dhe në zemër, ish bamë kristal, ish ba rubis, për gjerdhanët e metresave. E trupi i vocrrakut, i lokes së nanës, ishte bamë nji shtatore e ngurët e zhgulun nga gjini i nanës… Kjo eshte “Bukuria qe vret” e Migjenit..
Jo nje... po kater Luler te vockerr
Nuk ishte nje. As dy. Bile as tre nuk ishin. Ishin kater. Kater Luler te vocerr ishin. Nuk jane e nuk do te jene kurre me Luler te vocerr. Ishin kater locka zemre qe u shtrine pa buke ate nate. Pa buke ishin shtrire nate per nate. Ua kishin grabitur buken e gojes kucedrat e pangopura, bajlozet e zi te hyqymetit. Nuk kane te ngopur me buken e Luleve te pangrene. Nuk kane te ngime me jeten e femijeve keta kanibale me jaka te bardha e kollare. Nuk kishin as drita. Kishin frike. Ishin ne moshen e frikes. U shfaqeshin perbindeshat me shtate krere e shtateqint barka te pangopur, te pangishem. Pak drite ju lutem per shpirtin e ketyre engjejve! Dje kishin frike. Sot jo. As neser. As kurre me.
Vullkani zhurites i zemres se nje nene
E nje zemer nene qe kishte kenduar deri afer agimit per nje vaft buke ne dite per lockat e veta shperthen terrin e nates. Can zemrat e nje fshati, te nje qyteti, te nje shteti e vjen deri ketu ne Kryeqytetin e Botes. Globi tronditet nga vullkani i asaj zemre nene te vrare nga vrastaret e femijeve. Hiri i tij prek krahe avionesh, maja raketash, vale satelitesh. Kater Luler te vocerr, kater shpirter nene, kater kandidate per kryeministra…, kater konkurent per Cmimin Nobel te Paqes…. apo letersise nuk jane me....
E në rast se nuk gjeni ndoj njeri që ka merita të mjaftueshme, atëherë kushtoja atij që ka merita ma pak: perëndisë klasike. Thote Migjeni i madh ne “Bukuria qe vret…”
E kjo nuk eshte bukuri qe vret . Kjo eshte nje bukuri qe kushtron. Kjo eshte nje bukuri qe therret nga palca e dheut ku treten sot kater Lulet e vocerr. Nje bukuri qe zgjon me fuqine e zemres se nenes se tyre ne terrin e zi te kobit te zi te kater shpirtave te nenes. Te kater lockave te zemres qe per te paren here gjeten qetesine, gjeten lumturine, gjeten ngrohtesine e dheut.
*Shkrim i dërguar nga autori, prej Nju-Jorkut