Shkup, 12 Nëntor, NOA – Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar në një deklaratë të tij për shtyp, ka deklaruar se mbështet protestën e organizuar kundër politikës që përjashton qindra mijëra shqiptarë nga regjistrimi i popullsisë së Maqedonisë në vitin 2011.
“Ta mbështesim masivisht protestën paqësore në Shkup, kundër regjistrimit të popullsisë që sllavo-maqedonasit duan ta mbajnë në prill të vitit 2011 dhe të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e FDBK-së të japin edhe kontributin e tyre modest në mbarëvajtjen e saj”, citon deklarata.
Duke apeluar që kësaj proteste mbarëpopullore t'i bashkëngjiten edhe të gjitha partitë dhe shoqatat shqiptare të shqiptarëve të Shqipërisë Lindore (Lugina e Vardarit-ILIRIDA) nën IRJM.
n.e/NOA