English

Gjykata: Almir Rrapo do të ekstradohet në SHBA

Tiranë, 12 nëntor, NOA - Gjykata e Apelit ka marrë sot vendimin për ish-sekretarin e Ministrisë së Jashtme që akuzohet për pjesëmarrje në një bandë kriminale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjykata vendosi të lërë në burg dhe më pas të ekstradojë drejt SHBA-së Almir Rrapon. Në këtë mënyrë gjykata ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm për ekstradimin e Rrapos drejt SHBA-së.

Vonimi i vendimit erdhi për shkak të garancive që kërkuan avokatët e Rrapos, për mos dënimin e klientit të tij me vdekje, në bazë të ligjit në disa shtete të Amerikës, ku mund të dënohet ai.

Në një letër drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, Departamenti i Shtetit i jep siguri shtetit shqiptar se nëse Rrapo do të ekstradohet drejt SHBA-së nuk do t`i jepet gjykimi me vdekje.

a.k/NOA

KOMENTE