English

Haxhinasto: Investitorët hungarezë, të vijnë në Shqipëri

Budapest, 12 nëntor, NOA – “Ne kemi vlerësuar shumë rolin e Hungarisë në mbështetje të axhendës së integrimit të Shqipërisë. Ne shprehëm falenderimet tona edhe për mbështetjen e vazhdueshme hungareze për procesin e liberalizimit të vizave për në zonën Shengen si dhe për vendosjen e çështjes së integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si një element i rëndësishëm të Presidencës Hungareze të Bashkimit Europian”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, gjatë një konference për shtyp me homologun e tij hungarez, Janos Martonyi në Budapest.

“Gjithashtu ne shqyrtuam agjendën tonë dypalëshe, duke vlerësuar shkëmbimet politike dhe presim më kënaqësi vizitën e ardhshme të kryeministrit tuaj, Viktor Urban në Shqipëri, vizitë e cila do t’i japë një shtysë të re marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona”, tha ai.

Ndërsa shtoi se gjithashtu në këtë takim, u identifikuam fushat me interes specifik të bashkëpunimit tonë, si ekonomia, kultura, e kështu me radhë.

“Unë ftova kompanitë dhe investitorët hungarezë që të vijnë për të parë dhe shfrytëzuar për këtë qëllim platformën e duhur në javët e ardhshme”, tha ai.

n.e/NOA

KOMENTE