English

Jashtë rrezikut për jetën punonjësja që u plagos gjatë grabitjes së postës

Tiranë, 12 nëntor, NOA Update – Punonjësja e filialit të Postës në zonën e Medresës në kryeqytet, e cila u plagos gjatë një tentative për grabitje, është jashtë rrezikut për jetën. Gazetari i agjencisë NOA raporton se pas ndihmës së parë mjekësore punonjësja është në gjendje më të mirë shëndetësore. Ajo quhet Malva Doka dhe prej disa kohësh punonte në këtë filial të Postës së Shqipërisë.

40-vjeçarja u plagos nga persona ende të panjohur të cilët tentuan të vjedhin paratë nga arka e postës.

Ndërkohë që punonjësit e policisë kanë thënë se filiali i postës në këtë lagje është vjedhur për të disatën herë. Siç duket pozicioni i kësaj pike mes pallateve dhe afër kryqëzimit të rrugëve e ka bërë që të piketohet nga grabitësit për tu vjedhur më shumë se një herë.

a.k/NOA

KOMENTE