SHBA, 12 nëntor NOA - Pasioni për sportin mund të rezervojë “shaka tepër të rënda”. Diçka e tillë ka ndodhur me Earle Barranco, i kërkuar në të gjithë Amerikën me akuzën e vrasjes, i cili me sa duket nuk i ka rezistuar dot dëshirës për të parë një ndeshje basketbolli. Padyshim qe e kapën dhe më pas e arrestuan. Më 23 tetorin e kaluar është provuar një dhunë e radhës së tij në rrugë.
Ekzaktësisht në lagjen e Chelsea, në restorantin Good Stuff. Në këtë vend, një person me ngjyrë, më vonë I identifikuar nga autoritetet si Earle Barranco, 24-vjeç, vrau një shtetas tjetër. Viktima quhet Corey Scott, 28-vjeç.
Kështu, që pas kësaj ngjarjeje FBI ka qenë në ndjekje të tij, duke e kërkuar deri në Bahamas, ku jeton dhe babai i tij.
r.b/NOA