Gjermani, 13 nëntor NOA - Kanë shpërthyer polemika të shumta në lidhje me vendimin që mori një çifut kirurg i cili ka refuzuar të operojë një pacient nazist.
Ky i fundit faktikisht, kishte emblemën e Rajhut të Tretë, tatuazh në parakrah.
"Nuk mund ta operoj bashkëshortin tuaj, jam çifut", - është justifikuar tek gruaja, mjeku. Operacioni në fund të fundit është kryer nga një tjetër kirurg. Mjeku, 46 vjeçar, vuri re tatuazhin e pacientit 36-vjeçar. Ai përfaqësonte një shqiponjë perandorake mbi një svastika.
Gjithçka, shpërtheu në një moment kur gjithçka ishte gati për të filluar operacionin. Në këtë pikë, kirurgu shpjegoi se ndërgjegjja e tij nuk e lejonte për të kryer operacionin dhe u largua nga salla operative duke i shpjeguar gjithçka partneres së pacientit.
r.b/NOA