English

Klosi: Asambleja vendosi për protesta në gjithë vendin

Tiranë, 12 Nëntor, NOA, Update – Partia Socialiste dhe partitë e opozitës do të vazhdojnë protestat kundër qeverinë në të gjithë vendin. Deputeti i PS-së Blendi Klosi pasqyroi për mediat vendimet më të rëndësishme që janë marrë sot nga Asambleja Kombëtare. Ai u shpreh se lista prej 14 anëtarësh të rinj të Asamblesë, e cila u propozua nga kreu i PS-së Edi Rama është votuar gjatë zhvillimit të mbledhjes me dyer të mbyllura.

“Asambleja mori vendimarrje duke i përshkallëzuar ato në gjithë vendin dhe duke ja lënë Kryesisë dhe opozitës për të vendosur datën konkrete të nisjes së tyre”, tha Klosi.

Ai u shpreh se veç vazhdimit të protestave në gjithë vendin, opozita do të kërkojë me forcë vazhdimin e transparencës në ekonomi dhe në fusha të tjera.

Në lidhje me zgjerimin e radhëve të opozitës, Klosi u shpreh se Asambleja u ka bërë apel të gjitha forcave dhe individëve që të bashkohen.

“Asambleja bëri apel për bashkim mes opozitës shqiptare i të gjithë atyre që mendojnë se qeverisja e Berishës i ka bërë dëm këtij vendi”, tha Klosi.

a.k/NOA

KOMENTE