Londër, 12 nëntor, NOA - Gjithnjë e më shumë të dhëna alarmante për përdorimin e drogës në Evropë.
Më shumë shqetësues është përdorimi i kokainës, ku janë thuajse 14 milionë të rritur që e kanë provuar atë, ndërsa 4 milionë të tjerë e kanë përdorur atë vitin e kaluar.
Në vitin 2008, numri i vdekjeve që lidhen me "pluhurin e bardhë" është dyfishuar, duke kaluar nga 500 deri në një mijë.
Kjo u njoftua nga agjencia e drogës të BE (EMCDDA). Italia mbetet një nga udhëheqësit, pas Spanjës dhe Britanisë së Madhe.
Kështu, pluhuri i bardhë mbetet, pas kanabisit, droga më e dashur nga evropianët.
Tregtarët e drogës dhe trafikantët i kanë rafinuar gjithnjë e më shumë teknikat për qarkullimin e kokainës.
r.b/NOA