English

Largohet Vasil Bollano, Ligoraq Karamelo, kreu i ri i OMONIA-s

Tiranë, 12 Nëntor, NOA – Ish-deputeti Ligoraq Karamelo, është kryetari i i ri i organizatës OMONIA, pas procesit të zgjedhjeve që u zhvilluan në radhët e saj për postin e kreut, rezultatet e të cilit u publikuan ditën e sotme.

Në këtë mënyrë, Karamelo ka zëvendësuar në këtë post ish-kryetarin Spiro Liçi, i cili u shkarkua në fillim të këtij viti nga ky post pas akuzave të mbërritura ndaj tij për përfitimi nga abuzimi me ndihmat ekonomike greke. por dhe me dhënien e vizave greke në Korçë.

Gjithçka u denoncua dhe u bë publike pas një shkrese nga Konsullata greke drejtuar organizatës OMONIA, ku konsulli grek kërkoi shkarkimin e Liçit me motivacionin se ka abuzuar me detyrën duke mos dhënë ndihmë ekonomike për familjet që përfitojnë një shumë të caktuar ekonomike falas nga shteti grek si dhe me dhënien e vizave pa kriter.

Por Liçi atëherë e akuzoi Konsullatën Greke se ka ndërhyrë në veprimtarinë e organizatës OMONIA.

Ndërkaq, në zgjedhjet e djeshme, për kreun e kësaj organizate garonin si kandidatë kryesorë vetëm Ligoraq Karamelo dhe Spiro Liçi.

n.e/NOA

KOMENTE