English

Libri i Bushit, shiten 220 mijë kopje në 24 orë

Uashington, 12 nëntor, NOA / Michiko Kakutani - Mbi 220 mijë kopje të librit të ri të ish-presidentit amerikan George W. Bush janë shitur në 24 orët e para pas publikimit.

Në librin e tij të titulluar “Çaste vendimtare”, ish-presidenti Bush ka përshkruar memoaret e tij, duke sjellë momente të reja dhe të panjohura për opinionin e gjerë nga jeta dhe karriera e tij politike.

Interesi i jashtëzakonshëm po mbretëron për të pasur librin e ish-presidentit kontravers, ndërsa mbi 220 mijë kopjet e para u porositën nëpërmjet internetit.

Kjo shitje masive ka arritur rekorde të mëdha dhe se shtëpia botuese “Random House Inc”, është e kënaqur me interesin e madh. Libri është botuar në 1,5 milion kopje, ndërsa vetë ish-presidenti Bush është kyçur në fushatën e shitjes.

Autobiografia e ish-presidentit Bush “Çaste vendimtare” është e fokusuar rreth “vendimeve më me pasoja” të presidencës së tij dhe jetës personale, duke nisur që nga vendimi i lënies së pijes alkoolike më 1986, deri te vendimi për pushtimin e Irakut, më 2003, e më tej te vendimet e tij lidhur me krizat financiare të vitit 2008.

Një vepër që vjen nga një këmbëngulje dhe lodhje e gjatë nga një autor që i bën analizë vetvetes në mënyrë krejt të natyrshme. Padyshim që është një prej autobiografive më të arrira.

Gjatë rrugës, z. Bush pranon shumë gabime. Lidhur me reagimin e tij për hurrikanin Katrina, është shprehur “Si lider i qeverisë federale, duhej të njihja mungesat dhe deficitet dhe të realizohej ndërhyrja më shpejt”.

Lidhur me Irakun ai shprehet se ndjen keqardhje që “nuk iu përgjigjëm më shpejt apo me agresivitet, kur situata e sigurisë nisi të shkatërrohej pas rënies së regjimit të Sadamit”, që “shkurtimi i nivelit të trupave shumë shpejt, ishte dështimi më i madh i ekzekutimeve në luftë” dhe që ai ende ka “një ndjenjë të neveritshme”.

Ai këmbëngul se “heqja e Sadamit prej pushtetit ishte vendimi më i drejtë”: “pas gjithë vështirësive që pasuan, Amerika është më e sigurt pa një diktator vrasës që përkrahte edhe terrorin, mu në zemër të Lindjes së Mesme”.

Në vazhdim të shfletimit të faqeve të librit, z. Bush kujton edhe disa çështje serioze të ngritura nga kritikët, duke përfshirë edhe inteligjencën e administratën gjatë pushtimit të Irakut; përforcimi i pushtetit nga Shtëpia e Bardhë në luftën mbi terrorin; shpërfillja e këshillës nga forcat ushtarake dhe Departamenti i Shtetit.

Ish presidenti përpiqet të ngrejë edhe problemin e burgut të Guantanamos, duke shkruar që të dënuarve u ishte dhuruar nga “një kopje personale e Kuranit” dhe mundësia për të kaluar edhe kohën me leximin e librave si p.sh. përkthimi në arabisht i Harri Poterit”. Ai pohon se “ka pranuar rrezikun e madh që vinte nga al Kaeda”. Nuk kapet pas rolit të rëndësishëm të politikave të marketeve të lira, që luajtën për ekonominë në vend, gjatë mandatit të tij të dytë. Ai nuk merr asnjë përgjegjësi për partishmërinë dhe ndarjen politike që zunë rrënjë në administratën e tij.

Disa herë në libër z. Bush përdor termin “pikëpamje e verbër” për të përshkruar ndjenjën e tij lidhur me krizën që pasoi. Thotë se kishte një pikëpamje të verbër mbi Abu Ghraib: sekretari i mbrojtjes Donald Rumsfeld “më kishte thënë që ushtria po investigonte raportet mbi abuzimin në burg, por nuk kisha idenë se sa groteske dhe të gjalla mund të ishin fotot”, shkruan ai. z. Bush vijon më tej duke thënë se këshilltarët e tij “nuk doni që ai të kishte të tjera pikëpamje të verbra përsëri” pas hapjes së letrave midis Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Drejtësisë mbi një program survejimi sekret.

Bush shkruan edhe për dështimet lidhur me ruajtjen e sigurisë në Irak, duke vazhduar luftimet midis Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit si dhe për zhgënjimet që përjetoi prej z. Rumsfeld. Ndërkohë që shprehet se kishte “planifikuar të bënte ndryshime te Mbrojtja si pjesë e grupit të ri të sigurisë kombëtare”, më 2004, ai shton se thjesht nuk mund të bënte zhvendosjen për z. Rumsfeld.

Ai i mori parasysh, por edhe i kundërshtoi mendimet për ta vendosur zonjushën Rice apo senatorin Joseph Lieberman në punë dhe u kundërshtua prej ish sekretarit të shtetit James Baker, i cili “ishte duke shijuar pensionin”. Situata në Irak vazhdoi të çekuilibrohej këto dy vitet në vazhdim me më shumë ushtarë dhe civilë që vriteshin dhe plagoseshin. Gjatë pranverës së vitit 2006, një grup gjeneralësh pensionistë u mblodhën dhe folën gjatë kundër Rumsfeld. Bush thotë se gjatë festimeve të krishtlindjeve më 2002, i ati i ishte drejtuar duke thënë: “Ti e di sa e ashpër është lufta, biri im, dhe e di që ke bërë ç’është e mundur ta shmangësh sa më shumë luftën” dhe më pas shton “Por, nëse ata nuk binden, edhe ti nuk ke rrugë tjetër”.

Vazhdon më tej duke thënë se iu rikthye jetës së përditshme. Menjëherë pasi u largua për në Dallas, shkruan, mori me vete qenin Barni për një shëtitje në mëngjes: “Barni njollosi në oborrin e një komshiu. Qëndrova aty, isha unë, ish presidenti i Amerikës, me një qese plastike në dorë, po mblidhja atë lëndë, gjë së cilës i isha shmangur prej 8 vjetësh.

NOA-INA

KOMENTE