Romë, 12 nëntor NOA - Mbi sulmuesin e Romës Jeremy Menez, tashmë janë të shumtë ekipet e huaja që kanë vënë re talentin e francezit. Ndër të parët mund të përmendim Alex Ferguson, i cili 8 vite më parë kishte si qëllim për ta sjellë atë në Old Trafford.
Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja angleze “Daily Mirror”.
"Kur isha 15 vjeç, Ferguson më dëshironte tek Manchester, por menduam që për mua do të ishte më mirë të rritesha në një klub francez”, - deklaroi francezi.
“Për momentin mund të them se dëshiroj të fitoj kampionatin me skuadrën e Romës, por nuk e fsheh dëshirën që në një të ardhme të jem pjesë e Manchester United", - përfundoi ai.
r.b/NOA