Tiranë, 12 nëntor, NOA Update – “Duhet të na tregoni dhe ta na bindni se heqja e vizave ishte një histori e suksesshme për Shqipërinë”.
Kështu ka pohuar Melchior Uethelet, ministri i brendshëm belg, gjatë një takimi me studentët shqiptarë në Tiranë, ku ka qenë e pranishme edhe vetë komisionerja evropiane për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom.
Sipas tij, Shqipëria duhet ta bindë Bashkimin Evropian se vendimi që ai mori për liberalizimin e vizave me të ishte i drejtë dhe të mos “bëhet pishman”.
n.e/NOA